Search This Blog

Loading...

Thursday, July 7, 2011

Multi-funksionaliteti

Multi-funksionaliteti i fermave, bujqesise, fermerit

Lajmet jane se ne Kine lopeve po i fusin gene qe te prodhojne qumesht njerezor. Jo shume larg prej andej, ne Australi kane studiuar se kanguret prodhojne shume pak gaz metan nga tretja e ushqimit. Nje nga shkaktaret e efektit serre eshte gazi metan i prodhuar me shumice dhe nga metabolizmi i lopeve, derrave, etj. 
Shkencetaret tani po punojne qe mikroorganizmat e stomakut te kangureve te provojne ti transferojne tek lopet ne menyre qe te zvogelohet gazi metan qe emetojne lopet ne atmosfere.  

Por kanguret kane edhe gene interesante, me shume se mikrobet e stomakut, si marsupin, kembet suste dhe karakterin.

 Ne te ardhmen shoh lope me marsupe qe duke u hedhur e duke kenduar  “qengji vogel pse mendueshem...” do vine ta marrin femijen tuaj te sapolindur per ne cer-stadhe e do kujdesen 6x24, ta ushqejne me qumesht nene, do ti kendojne, bejne lojra. Mos u cudisni pastaj kur femijen t’ua perzene nga ky kopsht endrrash pse pjerdh me shume se kujdestarja dhe rrit temperaturat globale. Me ate karakter qe duhet te kene keto tetat ndoshta fjala e pare qe duhet te mesoje femija eshte vegjetarian. 

Kurse per genet e kengetares nuk e di nga do i marri ? Albano e Romina ? Cilin, thate ju ?

Ok, kjo eshte I-lopa e se ardhmes qe do te na jape qumesht human, do te kerceje, do te kendoje, do te kujdeset per cdo gje vete, do te haje me pak e emetoje me pak gazra qe rrisin ngrohjen globale.

Lopa pa I, sot, na jep buzeqeshje, qumesht, mish, lekure, plehrim dhe frymezim per buri makine. Nuk po flasim per Zvicren, ku testojne oret me lope. Ku ta gjeje Zvicra detin kujtoni ju per testim, kur thote se ora eshte rezistente deri ne 100 m thellesi ne uje kur te zhytesh bashke me te ne det. Perdorin tunelet, i mbushin me ore, fusin dhe lope dhe se si i masin me bar dhe thone kaq bar ose atmosfere duron pa futur uje.

Deri ketu pame qe lopa eshte multifunksionale dhe ne te ardhmen nuk eshte se do te mono-funksionalizohet por i kerkojme qe te behet poli-multi-funksionale. Jo te gjithe lopet kane fatin te lindin ne Indi.

Lopet jemi mesuar t’i perfshijme ne ate qe quhet blegtori, por blegtoria perfshihet brenda dickaje me te madhe qe quhet bujqesi.

Sa multifunksionale eshte bujqesia ne Shqiperi ?    

OECD (Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim), ne 2006, e percakton multifunksionalitetin e bujqesise:  Shumellojshmeria e prodhimeve komoditete ose jo komoditete te prodhura njekohesisht nga bujqesia; disa nga keto jo komoditete kane karakateristikat e externaliteteve te te mirave publike per te cilat tregu nuk ekziston ose funksionon keq”.

 Nje fermer ne Laknas qe prodhon e shet domate zemerkau, sado qe ha debat, por nuk do ta hapim ne kete pike, se sa gender korrekt eshte zemerkau dhe jo domate zemerlope, siguron jetesen e tij dhe te familjes, paguan taksat, nuk perdoret valute per te importuar domate, i riperdor parate qe merr per te blere sherbime apo mallra te prodhuar nga qyteti dhe krijon nje cikel ekonomik qe mban vetveten.

Domatet mund te thahen, te behen turshi, salce, etj., atehere jo vetem zgjatet koha e shitjes dhe zgjerohet tregu, por i shtohet shume me teper vlere produktit.

Nqs ai e hap fermen per qytetaret sic bejne shume kolege te tij neper bote dhe na lajmeron se me 4 korrik  psh per 500,- Lek mund te mbledhesh 10 kg domate ne fermen e tij, shume qytetare do ta benin pa vullnet ne sensin e te shtunave vullnetare, por “te detyruar” nga femijet, apo nostalgjia, puna fizike, per dobesim, se eshte romantike apo se ku i dihet dhe do te mblidhnin pa fund domate ne are apo serre dhe do te kerkonin te vinin prape per te mbledhur prodhime kur te jete sezoni i pjeprit, specit dhe sidomos i mashurkave.

Nqs fermeri do te shkonte edhe me tutje dhe te ofronte qe ne oborrin e fermes mund te besh edhe nje barbeque, me perime e mish zone, vere, raki, lengje frutash, pije te zones, fruta te zones, ja ku kemi bashke tregun e menduar pergjithesisht si me te pamundur, pra te shesesh direkt ne ferme, me konsumatorin me te mire, ai qe thote m’i jep te gjitha. Duhen dy fjale magjike qe i dine te gjithe, prodhime organike. Nje pule dy sqepa eshte sensacion ne gazete, po puna eshte a e nxorri ajo njoftimin ne facebook per me mbledhe domate e te besh barbeque ne natyre apo fermeri, po pe shume makina te vjetra e te reja qe nuk ndizen me rreth e qark oborrit dhe barin e djegur nga vaji i motorrit e qe kullon dhe nga sqepat, fytyren e bujtesit human si te perhumbur, une s’kam pa gje, e as ju mos shifni me, po beni sikur pyesni per oren, faljani ate qe keni e ikni se ndoshta shpetuat.

Funksione te tjera te fermereve, apo eksternalitete si te mira publike te bujqesise jane psh perkujdesja per natyren dhe peisazhin. Multifunksionaliteti i fermes dhe rolit te fermerit eshte perfshire prej kohesh ne CAP (Politiken e Perbashket Bujqesore te EU). Z. Constatinou ne intervisten e tij thote (lexoje ne blogjet e meparshme), ndoshta me te drejte per Shqiperine, qe kjo mund te duket apo te jete disi e parakohshme. Rezultati i kesaj politike do te ishte qe ne fshat te kemi nje natyre te gjalle, te shumellojshme, ne ekuiliber, qe kontrollon vetveten, qe qytetaret zogjte mos t’i shikojne vetem se si vriten live ne nje televizion qe quan sport gjuetine me zagar.  Asnje drejtor bujqesie me mend ne koke nuk do te paguante nje fermer qe frutat t’i linte pa mbledhur ne peme qe te ushqeheshin zogjte gjate dimrit apo kur te duan. Gjuetaret do te kishin shkurta te pjekura te mbushura me qershi ose fazan gati, me bark te mbushur me ullinj. Per kete do te perdoreshin parate publike ?

Por kjo nuk do te thote qe sperkatja e pemeve frutore me lende kimike te behet ne forme rrebeshi tropikal dhe nga ato frutat qe mbeten pa shitur ne treg por perfundojne si ushqim per pulat te kemi foto ne gazete te ketyre te fundit si celebritete me kater kembe apo me dy mendje.    

Sikur te hanim te gjithe mish kanguri ne vend te mishit te lopes apo vicit sigurisht do te kishim me pak gaz metan ne atmosfere dhe me pak ngrohje globale, po kukureci i kangurit a eshte aq i shijshem ?